Kf Ferizaj
  Fillimi
 


Raiffeisen Superliga: Ferizaj - Drenica

Ferizaj në kuadër të gjiros së 27-të, të Raiffeisen Superligës së Kosovës, e pret
skuadrën e Drenicës.

Kjo ndeshje do të luhet nesër (e mërkurë), nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit
"Ismet Shabani" në Ferizaj.

Ftohen të gjithë tifozët ferizajas që ta shikojnë ndeshjen dhe ta përkrahin skuadrën
që të kthehet tek fitorja.

__________________________________________________________________________

Raiffeisen Superliga: Ferizaj vetëm barazim me Prishtinën

Ferizaj në kuadër të gjiros së 25-të, të Raiffeisen Superligës së Kosovës, ka barazuar
kundër Prishtinës.

Pjesa e parë ishte e dobët dhe me shumë pak raste nga të dyja palët, por megjithkëtë
pas një kundërsulmi Prishtina arriti të shënoj në rastin e vetëm të saj në pjesës e parë.

Në pjesën e dytë Ferizaj u përpoq më shumë të rrezikoj portën kundërtshtare, dhe pas
disa gjysëmrasteve të humbura në skenë doli zëvendësuesi Arlind Hoxha i cili shënoj
për pas një harkimi nga ana e majtë.

Ferizaj në fund të ndeshjes pati edhe një rast ideal për ta fituar ndeshjen, por nuk arriti
ta konkretizoj dhe kshtu ndeshja përfundoj në barazim.

A. Ajdini; B. Shabani, B. Çerkini, B. Shabani, M. Hasani (A, Hoxha); A. Haliti,
K. Rexhepi, L. Lubishtani, F. Sadriu; Sh. Topalli. B. Haxhimusa (V. Shaqiri).
__________________________________________________________________________

Raiffeisen Superliga: Ferizaj mund Vëllaznimin

Ferizaj në kuadër të gjiros së 21-të, të Raiffeisen Superligës së Kosovës, ka mundur
skuadrën e Vëllaznimit nga Gjakova.

Në pjesën e parë Ferizaj ishte në të gjitha aspektet skuadër me e mirë se ajo e
Vëllaznimit.

Pas disa rasteve të humbura skuadra e Ferizajt arriti të shënoj përmes Avdyl Halitit
me kokë, pas një harkimi të bukur të Sherif Topallit.

Por vendasit nuk u ndalën në pjesën e parë dhe kërkuan edhe golin e dytë, por nuk
arritën ta gjenin dhe kshtu kjo pjesë përfundoj.

Pjesa e dytë ishte pothuajse e barabart dhe me shumë pak raste për të shënuar,
nga të dyja palët, dhe kshtu përfundoj ndeshja me rezultatin e pjesës së parë.

A. Ajdini; B. Shabani, B. Çerkini, B. Shabani, G. Tafa; F. Halimi (Sh. Gashi),
K. Rexhepi, L. Lubishtani, A. Haliti; Sh. Topalli, F. Syla.
__________________________________________________________________________

Raiffeisen Superliga: Ferizaj shënon fitoren e parë në stinorin pranveror

Skuadra e Ferizajt në kuadër të gjiros së 20-të, të Raiffeisen Superligës së Kosovës,
ka mundur me rezultat minimal Kosovën e Vushtrrisë, në stadiumin e qytetit
"Ismet Shabani" në Ferizaj.

Pjesa e parë filloi dhe mbaroi me dominimin e Ferizajt, e cila pati disa raste për të
kaluar në epërsi, por nuk ia doli dhe kshtu kjo pjesë përfondoj pa gola.

Në pjesën e dytë Ferizaj ishte edhe më dominuese dhe kërkoj golin me këmbënglusi,
dhe golin e arriti pas një goditje fantastike të Sherif Topallit e cila u prit nga portieri
mysafir, por më shpejt tek topi arriti Fitim Sadriu i cili pasoj tek Avdyl Haliti dhe ky
nuk e pati të vështirë të shënoj.

Goli i vetëm i shënuar nga Avdyl Haliti doli të ishte edhe golë i fitores edhe pse
skuadra vendase pati munsi të tjera për të shënuar deri në fund të takimit.

A. Ajdini, G. Tafa, B. Shabani, B. Çerkini, K. Rexhepi, F. Sadriu, Sh. Gashi,
L. Lubishtani, A. Haliti, Sh. Topalli, F. Syla (F. Halimi).

__________________________________________________________________________

Raiffeisen Superliga: Ferizaj pëson humbje minimale nga Liria


Ferizaj në kuadër të gjiros së 19-të, të Raiffeisen Superligës së Kosovës, ka luajtur në Prizren me skuadrën e Liris, dhe ka pësuar humbje minimale.

Në pjesa e parë ishte skuadra vendase e cila luajti më mirë dhe arriti të shënoj golin e
vetëm në këtë ndeshje. Goli u shënua me kokë pas një harkimi të bukur të Emras.

Por skuadra e Ferizajt përpos golit të pranuar në këtë pjesë morri edhe një goditje
tjetër, pasi mbrojtësi Bujar Shabani pas dy kartonave të verdhë u prejashtua nga loja, dhe
kshtu përfundoj pjesa e parë e lojës.

Menjëherë pas 10-të minutave të pjesës së dytë edhe Milaim Hasani u prejashtua nga
loja, por këtë herë direkt me karton të kuq.

Ferizaj edhe pse me dy lojtar më pak luajti më mirë se Liria, dhe pati disa raste për ta
barazuar rezultatin por nuk arritën ti shfrytëzojnë rastet, dhe kshtu ndeshja përfundoj në
të mirë të skuadrës vendase.

A. Hajdini, F. Halimi, B. Çerkini, B. Shabani, B. Shabani, A. Haliti (A. Hoxha),
Sh. Gashi (M. Hasani), K. Rexhepi, Sh. Topalli, F. Sadriu, F. Syla.

__________________________________________________________________________

Raiffeisen Superliga: Ferizaj fillon stinorin pranveror me humbje

Skuadra e Ferizajt në kuadër të gjiros së 18-të, të Raiffeisen Superligës së Kosovës,
ka pësuar humbje kundër Trepçës, në stadiumin "Ismet Shabani".

Ndeshja filloj me ritëm të ulët nga të dyja skuadrat, pasi që edhe tereni nuk ishte i
përshtatshëm për lojë. Golin e parë skuadra e Trepçës e shënoj pas një harkimi të lartë,
i cili përfundoj në golë, dhe kshtu portieri Afrim Hajdini u befasua.

Epërsin mysafirët e dyfishuan me shumë fat, pasi një pasim i cili po përfundonte jashtë
fushës u ndal nga uji, dhe kshtu lojtarët e Trepçës nuk e patën të vështir të shënonin.

Ferizaj arriti të ngushtojë epërsin në pjesën e parë me anë të mesfushorit Avdyl Haliti,
pas një gabimi në mbrojtjen kundërshtare, por kjo ishte e tëra për këtë pjesë.

Në pjesën e dytë Ferizaj luajti shumë më mirë, dhe u përpoq deri në fund të ndeshjes të
barazoj rezultatin, por ishte përsëri Trepça e cila pas një harikimi shënoj golin e tretë
dhe të fundit në këtë ndeshje.

Ferizaj (4-4-2): A. Hadini (L. Shabani); F. Halimi, B. Çerkini (B. Shabani), B. Shabani,
G. Tafa; A. Haliti, Sh. Gashi, L. Lubishtani, F. Sadriu; F. Syla, Sh. Topalli.

__________________________________________________________________________

Raiffeisen Superliga: Ferizaj barazon me Gjilanin

Skuadra e Ferizajt në kuadër të gjiros së 17-të, të Raiffeisen Superligës së Kosovës,
ku ishte edhe gjiroja e fundit e stinorit vjeshtor ka barazuar me Gjilanin.

Trejneri i Ferizajt, Arsim Abazi, kishte mungesa në mbrojtje pasi Shyqeri Alili ishte
i suspenduar, kurse Burim Çerkini e Gramos Tafa të dëmtuar.

Në fillim të pjesës së parë vendasit arritën të shënojnë me kokë pas një gjuajtje nga
këndi, por ky golë nuk i demoralizoj lojtarët e Ferizajt të cilët luajtën shumë mirë dhe
kishin disa rastë për ta barazuar rezultatin në pjesën e parë, por nuk arritën.

Pjesa e dytë në tërsi i takoi skuadrës së Ferizajt, të cilët arritën të barazojnë me anë
të sulmuesit Përparim Livoreka. Por skuadra e Ferizajt nuk u ndalë dhe shënoj përsëri
me anë të Lovorekas, pas një goditje të fortë të Avdyl Halitit të cilën nuk arriti ta ndal
portieri vendas.

Gjilani arriti të barazoj rezultatin shtatë minuta pa përfunduar ndeshja nga pika e
bardhë, pasi gjyqtari ansor akordoi penallti pas një prekje me dorë të mbrojtësit
Burim Shabani, e cila nuk ishte e qëllimshme, dhe kshtu edhe përfundoj ndeshja.

Ferizaj: A. Hajdini; A. Istrefi, B. Shabani, B. Shabani, K. Rexhepi; F. Berisha,
Sh. Gashi, L. Lubishtani, A. Haliti; P. Livoreka, Sh. Topalli.
__________________________________________________________________________

Raiffeisen Superliga: Ferizaj shënon fitore me meritë kundër Hysit

Skuadra e Ferizajt në kuadër të gjiros së 16-të, të Raiffeisen Superligës së Kosovës
ka mundur liderin e tabelës, Hysin, me plotë meritë.

Pjesa e parë u dominua nga skuadra e Ferizajt, por rezultati nuk u ndryshua edhe pse
vendasit kishin disa raste shumë të mira për të shënuar.

Pjesa e dytë u shoqërua nga reshjet e shiut, por kjo nuk u pengoi lojtarve të Ferizajt
për të shënuar dy herë dhe për ta kontrolluar ndeshjen.

Goli i parë erdhi pas një krosimi të Avdyl Halitit ku më së miri u gjend aty kapiteni
Burim Çerkini i cili shënoj me kokë.

Ndërsa goli i dytë u shënua nga mesfushori Avdyl Haliti pas një gabimi në mbrojtjen
e Hysit.

Ferizaj: A. Hajdini, B. Shabani, B. Çerkini, Sh. Alili, K. Rexhepi (A. Haliti), L. Lubishtani,
Sh. Gashi, A. Istrefi, F. Sadriu (F. Berisha), Sh. Topalli (M. Hasani), P. Livoreka.

Banka Rezervë: L. Shabani, F. Halimi, A. Hoxha.
__________________________________________________________________________

Raiffeisen Superliga: Ferizaj rikthen ndeshjen me Drenicën

Ferizaj në kuadër të gjiros së 14-të, të Raiffeisen Superligës së Kosovës, ka shënuar
fitore kundër Drenicës edhe pse ishte në disavantazh.

Pjesa e parë i takoi skuadrës së Ferizajt e cila dominoi dhe pati disa raste mjaft të mira
për të kaluar në epërsi.

Në minutat e para të pjesës së dytë Ferizaj luajti dobët, por pranimi i golit pas një
gabimi në mbrojtje shtyri trejnerin Arsim Abazi të bëj ndryshime, dhe me hyrjen e
mesfushorit Milaim Hasani ndryshoi ndeshja.

Goli i barazimit erdhi pas një aksioni të gjatë ku topi erdhi tek Milaim Hasani i cili nga
rreth 20-të metra tundi rrjetën kundërshtare.

Dhe heroi i ndeshjes ishte padyshim Hasani, i cili shënoi përsëri dhe i dha fitoren
e rëndësishme skuadrës së tij.

A. Hajdini; A. Istrefi, B. Shabani, Sh. Alili; K. Rexhepi (A. Hoxha), Sh. Gashi,
F. Berisha, A. Haliti (M. Hasani), L. Lubishtani (Sh. Topalli); P. Livoreka, F. Sadriu.

 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free